Sporti

Rashica merr një lajm fantastik nga Werder Bremen

12/06/2018 19:05
nga:Lorik J

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica pritet të luajë nga minuta e parë në sfidën ndaj Dusseldorf Fortunas.

Werder Bremen dhe Fortuna do të luajnë nesër nga ora 20:30, në kuadër të Bundesligas, shkruan GazetaBlic.

Rashica nuk ka qenë në plan të parë nga tekniku i tij në ndeshjet e fundit, por nesër mund të luajë nga minuta e parë.

Milot Rashica dhe Florian Kainz pritet të startojnë nga minuta e parë në krahët e sulmit të Werder Bremenit.

22 vjeçari nga Vushtrria që është paraqitur në gjashtë ndeshje për Bremen këtë sezon.

/GazetaBlic/