Sporti

Rashica flet për lëndimin që e pësoi mbrëmë në ndeshjen ndaj Augsburgut

02/11/2019 10:22
nga:Ideal

Skuadra Werde Bremen ku tashmë pjesë e këtij ekipi është edhe reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica ka arritur që të triumfoi kundër skuadrës së Augsburgut me rezultat të thellë 4:0.

Dy gola fantastik Rashica arriti t’i shënoi në pjesën e parë të lojës por dy minuta më vonë golit të dytë u detyrua të largohet nga fusha e lojës sepse kishte një problem me këmbën e tij, shkruan GazetaBlic.

Por vetë Rashica e konfirmoi se nuk është dëmtim i madh dhe se ai do të kthehet në fundjavë.

“Nuk është [dëmtim] i madh, thjesht ndjeva [dhimbje] paksa në shpinë. Doja të vazhdoja, sepse rëndësi kanë tri pikë. Mendoj se do të kthehet për ndeshjen në Berlin”, tha Rashica.

/GazetaBlic/