Sporti

Raportohet se Nacho është afër transferimit tek Inter

05/24/2023 22:30
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, është afër trasnferimit te Interi, sipas gazetës Marca.

Kontrata e spanjollit me Mbretërit skadon këtë verë, dhe nuk pritet që ai ta zgjasë qëndrimin e tij te Mbretërit.

Finalistët e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve po duan që ta zëvendësojnë qendërmbrojtësin në largim, Milan Skrinian, me lojtarin e të Bardhëve.