Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ku është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri. Ku dy persona kanë mbetur të lënduar.
Sipas informacioneve të Dukagjinit, njëri nga ta ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në spital.
Ndërsa, rastin e plagosjes më herët e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti shtoi se “aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”.