Lajme

Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Një fitore e Kosovës në betejën kundër korrupsionit – Ndryshimi po vjen

11/23/2024 19:23
nga:Sh R

Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci, ka marrë vendimin për ta pezulluar procedurën e grantit që daja i deputetes Fitore Pacolli, e kishte fituar.

Pas këtij pezullimi, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka reaguar sekretari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Egzon Pacolli, ku thotë se pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës kundër korrupsionit, raporton GazetaBlic.

Pacolli tutje thotë se hapi tjetër është anulimi i tyre.

Postimi i plotë:

Pezullimi i granteve është një fitore e Kosovës në betejën kundër korrupsionit. Hapi tjetër është ANULIMI i tyre!

Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni parët cent më cent!

Ndryshimi po vjen!