Lajme

Raporti i Shpejtim Bulliqit merr një goditje të madhe: Totalisht i pavlefshëm, ka ngecje serioze

12/05/2017 21:21
nga:anonymous1000144531

Zëdhënësi i komisionit të kaluar për demarkacionin me Malin e Zi, Tomor Çelaj ka reaguar përsëri lidhur me të gjeturat e komisionit të ri për shënjimin e kufirit në krye me Shpejtim Bulliqin, shkruan Gazeta Blic.

Çelaj tha se ka marrë raportin dje, mirëpo ende nuk ka mundur ta studiojë në tërësi, pasi që është i përbërë nga 82 faqe.

Sipas tij, procesi i punës së këtij komisioni ka ngecje serioze që ja ulin vlerën raportit.

”Procesi i punës ka pasur ngecje serioze që e ulin ndjeshëm vlerën e raportit”, tha ai.

Në foto- Tomor Çelaj (gjeograf)

E këto ngecje serioze sipas tij janë, transparenca dhe varfëria profesionale.

”1 nuk ka pasur  pasur transparencë të nevojshme për ta bindur opinion që janë duke bërë një punë profesionale , nuk ka pasur diskutim publik për një temë të tillë dhe 2 raporti tregon që ka një varfëri profesionale, ska faktografi, ska të gjetura të reja të gjitha ato që janë thënë që dy vite e gjysmë janë të evidentuara në raportin e profesorit”, shtoi Çelaj.

Gjeografi tha se ky raporton krijon huti të madhe dhe nuk ka prova të reja.

”Mendoj që ky raport ka krijuar huti të madhe dhe nuk ka prova të reja por shtrembërim të të gjithë dokumentacionit që është aty”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka përmendur edhe reagimin e agjencisë kadastrale.

”Agjencia Kadastrale ka dalur me një reagim shumë të saktë dhe të faktuar. Demarkacioni, vija e kufirit nga vija e vjetër ka një harmoni të dhënave më të mirë”, shtoi ai.

Në  fund, Çelaj shtoi se ky raport ka tre probleme.

”Ky raport nuk na tregon ku është vija e kufirit, të dhënat administrative që përshtaten me këtë vijë, një kufi i tillë nuk na tregon sipërfaqen totale të Kosovës”, pohoi ndër të tjerash ai.

Ky raport nuk meriton të dal para deputetëve sepse është shpenzim i kohës.

”Është totalisht e pavlefshme, shpenzim i kohës dhe nuk meriton të dalë përpara”, përfundoi gjeografi Çelaj./GazetaBlic

 

 

 

11/20/2019 16:00

VV-ja paralajmëron hetim ndaj Komisionit të Murat Mehës, atij nuk i bën përshtypje një gjë e tillë