Lajme

Raporti i BE-së: Zgjedhjet ishin transparente, me numërimin pati disa probleme

01/24/2020 10:40
nga:Gazeta Blic

Vëzhguesit e BE-së kanë prezantuar raportin final me 23 rekomandime për kosovarët për të përmirësuar zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

Shefja e misionit Viola von Cramon Taubade, shpreson që shpejt në Kosovë të mos ketë zgjedhje pasi sipas saj ani së procesi zgjedhor është për tu lavdëruar mbeten 23 rekomandime që kosovarët duhet t’i plotësojnë këtë herë e jo si herën e kaluar në 2017.

Shqetësuses për të mbetet fakti i numrit më të madh të njerëzve nëpër lista të votimit më shumë se sa ka popullsi të regjistruar se financimi i partive politike.

Për Taubade shqetësuese mbetet edhe se çka ndodhur me votat që u tha se janë të helmuara e që ende nuk kanë marrë asnjë raport final për to.