Barcelona fitoi trofeun e parë nën drejtimin e Hansi Flick me një fitore dominuese 5-2 ndaj Real Madridit në Jeddah.
Raphinha ishte figura kyçe, duke shënuar dy herë dhe duke fituar çmimin MVP.
Në intervistën e tij pas ndeshjes, Raphinha theksoi rëndësinë e suksesit të ekipit.
“MVP? Të rëndësishme janë titujt kolektivë, prandaj erdha te Barça”, tha ai.
“Jam shumë i lumtur që kam qenë në gjendje të ndihmoj ekipin të sigurojë fitoren. Nuk është e rëndësishme nëse luaj mirë apo dobët. Ajo që ka rëndësi për mua është të jap maksimumin tim për të ndihmuar Barcelonën të ngrejë trofe”.
“Kjo Superkupë na jep shumë besim për pjesën tjetër të sezonit. Ndihem shumë mirë”, tha Raphinha.
/GazetaBlic Sport