Cult

“Rapestein“- një film i shkurtë nga aktori dhe regjisori Labinot Morina

01/12/2018 14:46
nga:E Sh

Në projektin e ri filmik të metrazhit të shkurtë me tiullin “Rapestein“, aktori Labinot Morina trajton temën e skandaleve seksuale që filluan në Hollywood me akuza kundër producentit, Harvey Weinstein, që kohëve të fundit ka marr jehonë në media dhe rrjete sociale.

Aktori Morina që prezantohet në rolin e Louis Marges, një karakter kontrovers që varësisht nga situatat dhe temat që trajton i ndërrojnë edhe shenjat në ballë.

Ky projekt i Morinës vjen pas pas shfaqjes “Die Mücke” (Mushkonja) që u shfaq para disa muajve për publikun gjermano-foles në një nga teatrot e Vjenes si dhe projektit filmik “Manson Parody”.

Projektet e tij janë duke zgjuar kërshërinë e publikut austriak dhe më gjerë, për stilin e veçantë të tij, për parodizimin e personaliteteve të mëdha botërore.

Qasja e tij jokovencionale është duke i hapur rrugë një fryme të re artistike nga ky aktor kosovar, i cili jeton dhe vepron në Austri.

04/24/2018 15:44

Gashi ngushëllon familjen e aktorit Kurti