Sporti

Ranieri: Mourinho është një person fantastik

12/06/2018 22:46
nga:Lorik J

Claudio Ranieri e cilëson Jose Mourinhon si një njeri fantastik.

Dyshja ishin kundërshtarë edhe gjatë kohës së tyre në Serie A, me Mourinhon në Inter dhe Ranieri tek Roma, shkruan GazetaBlic.

Ranieri zbuloi se Mou ishte i pari që përgëzoi atë kur ai mori punën tek Interi dhe menaxheri i Manchester United publikisht mbështeti italianin pasi u shkarkua nga Leicester.

“Jose është një njeri fantastik, ai ishte i pari që më dërgoi një mesazh për të më thënë Mirësevini”, tha Ranieri në konferencën e tij të shtypit sot.

“Ai është një mik shumë i mirë. E njoh atë shumë kohë më parë, kur erdhi në Chelsea. Ai ishte shumë i sjellshëm me mua në çdo moment”, përfundoi Ranieri.

/GazetaBlic/