Euro2024

Rangnik: Refuzimi i Bayernit ishte një nga vendimet e mia më të vështira

06/10/2024 08:05
nga:E K

Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, ka zbuluar se një nga vendimet më të vështira të karrierës së tij ishte refuzimi i mundësisë për të marrë drejtimin e Bayern Munichut.

Bavarezët ishin gati ta emëronin atë si pasardhësin e Thomas Tuchel. Pasi Rangnik dha një përgjigje negative, u emërua Vincent Kompany, transmeton GazetaBlic Sport.

“Ishte një nga vendimet më të vështira të gjithë karrierës sime. Katër nga ish-lojtarët e mi dhe katër punonjës të klubit, të cilët i kam njohur nga më parë, luajnë në Bayern. Po flasim për një nga gjigantët e Evropës. Të tilla oferta nuk vijnë shpesh dhe e mora parasysh ofertën, dua të theksoj se vendimi im nuk është kundër Bayernit si klub”, tha specialisti.

“Deklaratat e Uli Hoenes nuk kanë ndikuar tek unë. Madje do të thoja se ai mund të ketë qenë një nga arsyet që e pranova ofertën. Sigurisht që pikëpamjet tona nuk ndryshojnë shumë”, shtoi ai.

/GazetaBlic Sport.