Sporti

Rangers kualifikohet në 1/8 me Kamberin titullar!

02/26/2020 21:03
nga:Lorik J

Rangers është skuadra e parë që kualifikohet në raundin e 1/8-ave të Europa League. Skuadra skoceze fitoi edhe në sfidën e kthimit ndaj portugezëve të Bragas këtë herë 0-1 brenda në Portugali dhe avancoi më tej me rezultat të përgjithshëm 4-2. Titullar për herë të parë me fanellën e Rangers, sulmuesi i kombëtares shqiptare Florian Kamberi i transferuar në merkaton e dimrit te skuadra e Gerrard në formë huazimi nga Hibernian. Kamberi kishte detyrën e vështirë të zëvendësonte dy sulmuesit kryesorë, kolumbianin Morleos që ishte i skualifikuar dhe veteranin Defoe që është i dëmtuar, me shqiptarin që e bëri siç duhet detyrën e tij ndërsa u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Golin e vetëm për Rangers e realizoi Kent pas asistit të Ianis Hagi në minutën e 61-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë talenti rumun, djali i legjendës Gheorge Hagi humbi një 11-metërsh për Rangers.

SS