Lajme

Ramush Haradinaj zyrtarisht dorëzon në Kuvend letrën e dorëheqjes

07/22/2019 15:53
nga:Gazeta Blic

Sot, kryeministri në dorëheqje i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, letrën e dorëheqjes së tij.

Letra e dorëheqjes u është proceduar menjëherë anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit dhe kryetarëve të grupeve parlamentare.

Vendimin për dorëheqje, Haradinaj e ka kumtuar të premtën pas mbledhjes së qeverisë, ku janë miratuar një serë vendimesh. Arsyetimi për largim nga pozita e Kryeministrtit, ishte ftesa për intervistim në Gjykatën Speciale në cilësinë e të dyshuarit. /Gazeta Blic/