Lajme

Ramush Haradinaj: Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

02/21/2022 15:50
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbështetur kërkesën që të tërhiqen një pjesë e mjeteve bga Trusti, raporton Gazeta Blic.

“Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Të lejohen qytetarët që të tërheqin mjete nga Trusti

Qytetarët në Kosovë janë në një situatë tejet të vështirë ekonomike e sociale. Shtrenjtimi i artikujve elementarë për jetesë, ka shtyer shumë kategori që të përballen gjithnjë e më shpesh me mbijetesën ekonomike.

Prandaj e konsideroj si hap të parë urgjent, aprovimin e një vendimi që lejon qytetarët të tërheqin një përqindje të caktuar të mjeteve nga trusti pensional.

Situata është e jashtëzakonshme, prandaj edhe vendimet duhet të jenë të jashtëzakonshme. Natyrisht krahas kësaj mase, qeveria duhet të mendojë edhe për masa të tjera, në këtë kohë vështirë të përballueshme për qytetarët.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Ndryshe, ditë më parë ishte deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ai i cili kërkoi që të lejohet deri në 30% tërheqja e mjeteve bga Trusti Pensional.

Megjithatë, LDK e Vetëvendosje kanë dalë kundër kësaj kërkese./ Gazeta Blic