Lajme

Ramush Haradinaj takon komandantin e KFOR-it, kjo është gjendja e sigurisë në Kosovë

11/09/2018 17:27
nga:Q F

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar në një takim pune komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Të dy ata kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur.

“Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe për mbajtjen e një mjedisi të qetë e të sigurt, bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. KFOR-i në vazhdimësi ka dhënë kontribut të madh për një Kosovë të sigurtë e paqësore dhe prezenca e këtij misioni do të jetë gjithmonë e mirëpritur. Nga Komandati Cuoci, pata nderin të pranoj emblemën e KFOR-it si shenjë e bashkëpunimit konstruktiv.”