Lajme

Ramush Haradinaj pas Lulzim Rafunës, emëron edhe një ministër të ri

01/22/2020 15:36
nga:Gazeta Blic

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot ka bërë dy emërime të reja.

Pas Lulzim Rafunës që e ka emëruar në postin e Ministrit të Financave, për shkak se ministri i deritashëm, Bedri Hamza ka kaluar në pozitën e deputetit, Haradinaj ka emëruar edhe zyrtaren e partisë së tij në krye të një dikasteri qeveritar.

Fjala është për Magbule Shkodrën, të cilën e ka emëruar në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, në vend të Rasim Demirit.

Ndryshe, Shkodra ishte zëvendësministri në këtë ministri dhe në zgjedhjet e fundit ishte kandidate për deputete nga AAK, por që s’mori mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvend.

 

Haradinaj: Nuk kam kontakt me Mustafën, i gatshëm t’i jap këshilla VV-së e LDK-së

05/28/2020 23:21

Ramush Haradinaj: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha palët ta respektojnë vendimin