Lajme

Ramush Haradinaj ngriti dyshime për intervistën që e dha Kurti nga burgu në Serbi, vjen kundërpërgjigja e liderit të VV-së

05/28/2020 11:31
nga:Gazeta Blic

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu është përgjigjur deklaratës së të parit të AAK-së, Ramush Haradianj që hodhi dyshime mbrëmë se pse vetëm Kurti u lejua të japë intervistë në burgun e Serbisë.

Kurti tha se nuk ka qenë i privilegjuar në burg, e që shtoi se të gjithë të burgosurit shqiptarë janë maltretuar.

“Për besë nuk e di çka të përgjigjem, ka pas shumë të burgosur e dinë që s’ka pasur të privilegjuar më së paku unë. Të gjithë të burgosurit e ne shqiptarët më së shumti jemi maltretuar, kur vinte puna te unë e të ndonjë tjetër ajo dyfishohej për shkak të rolit aktiv, këtë e kam dëgjuar te presidenti. Ne jemi duke u përpjekur për shëndetin e ekonomisë, demokracisë. Tash ky regjimi i vjetër po shpurth në studio televizive”, ka thënë ai.

Albin Kurti në takim të papritur me Vjosa Osmanin

07/31/2020 23:57

Sqarohet Daut Haradinaj: Kam votuar të dyja amendamentet për mjekësinë dhe policinë