Lajme

Ramush Haradinaj: Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet

01/28/2022 13:56
nga:Gazeta Blic

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur në lidhje me finalen e dialogut Kosovë- Serbi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se nuk duhet harruar që Kosova e ka Kushtetutën e saj dhe kufijtë e saj.

“Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova?

Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet.

Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni!

RH