Sporti

Ramush Haradinaj mban premtimin, vrapon në gjysmëmaratonën e Prishtinës me fanellë të Xherdan Shaqirit

04/28/2019 13:37
nga:M K

Ashtu si çdo vit, nuk kishte sesi të mungonte edhe sot.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe pse pak me vonesë, ka arritur që të gjejë kohë për të vrapuar në “Gjysmëmaratonën e Prishtinës”, garë ndërkombëtare, e cila tanimë është bërë tradicionale, shkruan GazetaBlic.

Haradinaj, ka shfrytëzuar faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, për të konfirmuar pjesëmarrjen, derisa pranoi edhe faktin se ka mbajtur premtimin që i kishte bërë vëllait të Xherdan Shaqirit, se do të vrapojë me fanellën e këtij të fundit.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt, i cili tash e disa vite vrapon rregullisht.

Ditë e mrekullueshme në kryeqytet, ku u mbajt gara me karakter ndërkombëtar, Gjysmëmaratona e Prishtinës, e cila tashmë është bërë tradicionale. Duke mbajtur fjalën qe i kam dhënë vëllaut të Xherdan Shaqirit, vrapova me fanellën e yllit tonë në futboll. Një sfidë personale, të cilën e përfundova me sukses, ndonëse me një minutë vonesë krahasuar me vitin paraprak. Përgëzoj të gjithë pjesëmarrësit me të cilët ndamë shtegun e vrapimit, organizatorët, pjesëtarët e Policisë, ekipet mjekësore, vullnetarët dhe ushtarët e FSK-së për mbarëvajtjen e kësaj ngjarje masive, e cila përmes sportit promovon vendin tonë në botë.

RH

/GazetaBlic/

05/27/2019 14:43

Arton Zeka flet për herë të parë me fanellën e Kosovës