Lajme

Ramush Haradinaj mban konferencë urgjente për media!

02/28/2020 13:40
nga:Gazeta Blic

Ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar një konferencë për media.

Sipas një njoftimi të dërguar nga AAK, konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 17:00, raporton Gazeta Blic

“Të nderuara media, Ju njoftojmë se kryetari Ramush Haradinaj, sot në ora 17:00 mban konferencë për media.  Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së. Ju ftojmë që të merrni pjesë!”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.

Kjo konferencë për media, vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar që shumë shpejt do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, taksë kjo që ishte vendosur nga ana e Haradinajt.

Në anën tjetër, Qeveria e drejtuar nga Kurti nesër pritet të mbajë një mbledhje gjithëditore.

Është vetë shefi i Qeverisë, Albin Kurti ai i cili e ka paralajmëruar këtë mbledhje.

Kurti ka deklaruar se mbledhja e nesërme do të jetë gjithë ditore, për të bërë versionin përfundimtar të planit qeverisës. Ai ka kërkuar nga ministrat që ditën e nesërme ta lënë të lirë.

“Unë kisha theksuar mbledhjen e nesërme që kemi është mbledhje gjithë ditore, që draft programin qeverisës të përgatitur nga zyra e planifikimit strategjik ta shndërrojmë në version përfundimtar, me një plan të punës dhe të aksionit, me të cilin do ta realizojmë orientimin e ri të qeverisë, të votuar me 3 shkurt në kuvend. Është mirë që të gjithë ministrat, dy zëvendëskryeministrat ta lejnë gjithë ditën e nesërme të lirë, për nesër. Mirupafshim nesër, nëse nuk na bie edhe sot pasdite të shihemi”, ka deklaruar ai.

Qeveria e Kosovës të shtunën “ngujohet” në Prevallë

03/31/2020 09:08

​Haradinaj: Jemi gëzuar kur e kemi rrëzuar Kurtin nga Qeveria!