Lajme

Ramush Haradinaj: Kurti e dorëzoi taksën, po ta mbante do të isha me të në ditën e mocionit

03/30/2020 21:03
nga:Gazeta Blic

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mbështetja e partisë së tij ndaj mocionit të LDK-së, është tërësisht parimore dhe se ka të bëj me braktisjen e Qeverisë Kurti që ia bëri taksës.

Haradinaj ka thënë se Kurti nuk i ka respektuar këshillat e thirrjet e tij.

Ai ka thënë po që se Kurti do ta mbronte taksën, AAK do të ishte me të në ditën e mocionit.

Po ta kish mbrojtë Kurti taksën, do ta isha me të në ditën e mocionit. Ai nuk ka marrë parasysh letrat tona, lutjet tona. E ka heqë taksën pa nder dhe pa kundërvlerë”, ka thënë Haradonaj në TV Dukagjini.

Haradinaj tha se pas vendimit për heqjen e taksës, e ka rrëzuar me shumë qejf këtë qeveri.

“Më 20 mars e ka heqë taksën taksën për lëndën e parë, e me pikën e tretë të vendimit e ka obligu veten me heqë në tërësi më 1 prill. Këtë qeveri e kam rrëzu me shumë gëzim”, ka thënë ai.

05/28/2020 23:21

Ramush Haradinaj: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të gjitha palët ta respektojnë vendimin