Lajme

Ramush Haradinaj: Kandidatura e dytë e VV-së është farsë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje

11/04/2025 13:00
nga:Genita C

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj vendimit të VV’së ku propozuan, Glauk Konjufcën për kryeministër, duke e quajtur këtë “farsë” dhe një përpjekje për kapjen e institucioneve, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se afati kushtetues për votimin e qeverisë përfundon nesër dhe se presidentja nuk ka mandat të mandatojë askënd pa dëshmi të shumicës parlamentare.

Haradinaj tha se vendi duhet të shkojë menjëherë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.