Lajme

Ramush Haradinaj i shkon në “konak” Zaevit

05/25/2019 23:44
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në shtëpinë e Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Të dy kryeministrat, u shoqëruan nga bashkëshortet e tyre, Anita Haradinaj dhe Zorica Zaev.

Haradinaj tha se të dyja vendet kanë një fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim korrekt, duke mos e lënë pa e përmendur edhe të ardhmen euro-atlantike.

“Bashkë me Anitën, të pritur në shtëpinë e Kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev dhe zonjës Zorica. Bashkëbisedim miqësor, për fqinjësi të mirë, bashkëpunim korrekt dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike të të dyja vendeve!”

Kujtojmë se më parë Zoran Zaev kishte vizituar Kosovën, ndërsa kjo është vizita e parë e Haradinajt në Maqedoninë Veriore, në cilësinë e kryeministrit.