Lajme

Ramush Haradinaj i jep kurajo Lushtakut e Mustafës

01/13/2019 11:05
nga:M K

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot ka vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun e Rrustem Mustafë, pak para nisjes së këtyre të fundit për në Hagë.

Ai i dha kurajo dhe shprehu bindjen e plotë në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvovës, shkruan GazetaBlic.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe komandanti i Dukagjinit, njëherit bashkëluftëtar i idealit me Sami Lushtakun nga Zona e Drenicës dhe atë nga Zona e Llapit, Rrustem Mustafa, shfrytëzoi faqen zyrtare të rrjetit social ‘Facebook’ për të treguar përkrahjen e plotë për ta.

Më poshtë postimi i plotë i Haradinajt.

Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!

RH

/GazetaBlic/

04/26/2019 07:52

Dëbimi i shtetasve turq, sot Thaçi raporton para Komisionit hetimor