Lajme

Ramush Haradinaj flet për raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe

06/14/2019 23:20
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sonte ka marrë pjesë në festimin e ditëlindjes së Mbretëreshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Haradinaj është shprehur krenar për miqësinë midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu ai është shprehur që Kosova dhe Britania të jenë bashkë përherë.

“Sonte, në festim të Ditëlindjes së Mbretereshës Elizabeth II, i ftuar nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell. Kënaqësi që në këtë ditë të rëndësishme për shtetin tonë mik, Britaninë, të ngremë dolli për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth.

Ne jemi krenarë për miqësinë e mrekullueshme që dy vendet tona kanë krijuar ndër vite.

Uroj që sikur sot, të jemi bashkë përherë!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

08/21/2019 09:59

Pse Coutinho ishte i pakënaqur në Liverpool dhe çfarë donte që të bënte Klopp?