Lajme

Ramush Haradinaj i drejtohet Vetëvendosjes, ka një pyetje krejtësisht të papritur për Albin Kurtin

03/14/2018 11:19
nga:M H

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje se pse nuk kanë reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës kur këta të fundit kishin kërkuar ta relativizojnë raportin e Shpetim Bulliqit për Demarkacionin.

Ai përmendi edhe letrën që Kurti ia kishte dërguar së fundi, por nuk dha ndonjë koment mbi të.

“E kam një pyetje për Vetëvendosjen, përfshirë edhe Albinin, e lexova letrën e tij”, tha Haradinaj.

“Më ka bërë përshtypje LDK-ja në këtë parlament kërkonte ta relativizojë raportin e Bulliqit”.

“Pse dikush i Vetëvendosjes nuk iu tha kolegëve të vet të LDK-së: mos, se s’keni nevojë ta relativizoni?”.

“Pse dikujt nuk i doli nga goja: mos, se nuk keni pse?”.

“Lëreni ashtu, jemi kundër krejt ama mos e godisni raportin”.

“Jam habitur pse s’ka ndodhur kjo”.

09/21/2018 10:51

Haradinaj: Është momenti i fundit që ta ndryshojmë ambientin