BLIC.TV

Ramush Haradinaj del me qëndrim ndryshe nga Avdullah Hoti për mbajtjen e dasmave dhe orarin e punën së kafiterive

07/27/2020 20:34
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e që është pjesë e koalcionit qeverisës në intervistën e javës për “Gazeta Blic” ka folur për menaxhimin e pandemisë Covid 19 nga qeveria aktuale.

Sipas tij orari i kafiterive dhe restorantëve do të duhej të zgjatej deri në orën 23:00.

Haradinaj vlerëson se duhet të ketë kujdes dhe respektim të masave, por asesi nuk duhet të ngulfatet ekonomia dhe se jeta e qytetarëve të ndalohet.

“Unë jam që të zgjatet orari për kafiteritë dhe të gjendet mënyra e mbajtjes së damsave dhe ahengjeve të tjera familjare. Nëse restoranti punon deri në orën 21:00 në mbrëmje atëherë nuk e di se si mund të shpëtohen njerëzit duke i mbyllur 2 orë më herët, pra unë them që të shërbëjnë deri në orën 23:00 të natës, pra jam që t’i zgjatet orari, të vazhdojë jeta, mirëpo jam që të jenë sa më të kujdesshëm për jetën. Për shembull te dasmat ose ahengjet familjare, aty përshembull përgjegjësi i sallës të jetë përgjegjës për zbatimin e rregullave”, ka thënë Haradinaj shkruan Gazeta Blic.

Sipas tij vala e dytë e COVID 19 po ndodh në gjithë botën, përfshi edhe Kosovën, e që sipas tij mund të keët edhe valë të tretë të virusit.