Sporti

Ramsey ka kryer vizitat mjekësore për Juven, ja detajet e kontratës

01/11/2019 11:17
nga:I S

Aaron Ramsey do i japë fund në qershor karrierës si futbollist i Arsenal, për t’u larguar drejt Juventusit si lojtar i lirë.

Për të kompletuar këtë kalim marrëveshja dhe detajet e kontratës do të kryhen që tani.

Në Itali kanë zbuluar se mesfushori ka kryer vizitat mjekësore në një klinikë në Londër (një model që Juventus e ka ndjekur edhe më parë) dhe do mbërrijë në Torino për të firmosur kontratën pas finales së Super Kupës që zhvillohet këtë të mërkurë kundër Milanit.

Sipas planeve të zbuluara uellsiani do udhëtojë ditën e diel drejt Italisë.

Për lojtarin është gati një kontratë 5-vjeçare me pagë 7.5 milionë euro në sezon. Shumë të cilën Arsenal nuk arriti të ia sigurojë.

Në total, ky operacion do i kushtojë 40 milionë euro kampionëve të Italisë, duke qenë se në kontratë do ketë përfitime të tjera për lojtarin në formën e bonuseve./T.S/