Lajme

Ramosaj: Rastet e para të këtij helmimi u paraqitën në 10-ditëshin e parë të muajit Qershor

07/14/2021 16:25
nga:M K

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se rastet e para të këtij helmimi ndodhën në 10-ditëshin e parë të muajit Qershor.

Ai thotë se gjithë ngjarja ndodhi në fshatin Krushevc të Pejës, por që shfytëzon burimin e Hidrodrinit për ujë të pijes, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, ai tha se edhe më tutje nuk mund të ketë definime të sakta dhe se konfirmoi që presin që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

“Fillimisht një situatë të tillë e kemi pasur në dhjetëditëshin e parë të muajit Qershor me banorë të fshatit Krushevc të Pejës por që shfrytëzon për ujë të pijes një burim të Deçanit.

Menjëherë e kemi ftu “Hidrodrinin”, IKSHPK-në, institutit rajonal dhe brenda ditës ata na kanë dhënë një analizë kimike që uji është në gjendje të rregullt.

Pastaj na kanë sjellë edhe analizën biologjike dhe ka dalur që uji është 100% i pastër. Dhe ndodhi tash që në muajin Korrik të përsëritet e njëjta, por në përmasa më të mëdhaja”, tha ndër të tjera Ramosaj.

/GazetaBlic/