Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, është pritur sonte me entuziazëm nga banorët Carrabregut të Epërm, raporton Gazeta Blic.
“Ndihem krenar për mbështetjen tuaj të palëkundur ndër vite, e që e tillë do të jetë edhe më 12 tetor”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Sonte, si gjithmonë, entuziazëm dhe përkrahje e jashtëzakonshme për Aleancën dhe numrin fitues 174 nga banorët e Carrabregut të Epërm!
Ndihem krenar për mbështetjen tuaj të palëkundur ndër vite, e që e tillë do të jetë edhe më 12 tetor.
Faleminderit për besimin që po i jepni rrugëtimit tim si kryetar dhe kandidatit tonë për Kuvend Komunal, Armend Loshaj.
Siç kemi qenë deri më sot, do të jemi bashkë gjithmonë!
Me respekt,
I juaji,
Bashkim Ramosaj


