BLIC.TV

Ramiz Lladrovci: Kadri Veseli është si une

03/20/2019 20:22
nga:L H

I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka krahasuar personalitetin e tij me atë të të parit të PDK-së, Kadri Veselin, shkruan Gazeta Blic.

Në intervistën e javës në Gazetën Blic, ai tha se ka ngjashmëri me Veselin në aspektin e ambicieve. Ka treguar edhe nëse ka dëshirë për të kandiduar për kryetar të PDK-në në Drenas.

“Kjo është e mira e Kadri Veselit. Ai nuk ka ambicie siç edhe unë që e thash që nuk kam ambicie për të kandiduar për kryetar të PDK-së në Drenas, nuk ka pas as ai ambicie”, tha Lladrovci.

Ai në këtë intervistë ka lavdëruar të parin e PDK-së pasi, siç u shpreh ai, Veseli është duke bërë punë të mirë me udhëheqjen e Kuvendit dhe se kjo është mundësi e mirë për të kandiduar për kryeministër të vendit.

“Ai ka pas nevoj me punu në instituconet e ka udhëheq si më mirë Kuvendin dhe tash besoj i ka të gjitha mundësitë për me kandidu edhe me qenë një kryeministër i mirë për vendin” tha ai.

Ndiqeni intervistën e plotë

07/17/2019 08:25

Buxhovi i reagon Veselit: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror