Lajme

Ramiz Lladrovci i jep pozitë në Komunën e Drenasit, zyrtarit të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje

12/05/2021 21:58
nga:Gazeta Blic

Ramiz Lladrovci, ka fituar edhe një mandat për të udhëhequr me Komunën e Drenasit, raporton Gazeta Blic.

Pas fitores së 14 nëntorit, Lladrovci, ka filluar të bëjë emërimet nëpër dikastere të ndryshme brenda komunës.

Një i tillë është edhe Avdyl Mziu – zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas. Madje, Mziu kishte qenë kandidat për asamble komunale, në zgjedhjet e fundit, nga radhët e partisë së Albin Kurtit.

Ndërsa, pozita e re që Avdyl Mziu do ta mbajë në komunën e Drenasit, do të jetë zëdhënës i komunës.

Gazeta Blic ka siguruar edhe dokumentin ku Lladrovci nënshkruan vendimin për emërimin e Mziut si zëdhënës i Komunës së Drenasit.