Showtime

Ramiz Lladrovci fejoi djalin

12/10/2019 21:22
nga:N S

Festë në familjen Lladrovci..

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci fejoi djalin, Drilonin. Djali i Lladrovcit u fejua me Elena Maculën.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e Ramizit, Shemsija përmes postimeve në facebook. Ajo publikoi dy imazhe të djalit dhe nuses, të cilët i uroi me rastin e
fejesës.

Kujtojmë që Ramiz Lladrovci është i martuar prej vitesh me Shemsije Istogu-Lladrovcin dhe kanë katër fëmijë, tre djemë dhe një vajzë.