BLIC.TV

Ramiz Kelmendi: Taksa i ka dëmtuar bizneset!

02/28/2020 23:29
nga:Gazeta Blic

Një ndër bizneset më të mëdha në Kosovë dhe me veprimtari 30 vjeçare, ELKOS Center, me pronar Ramiz Kelmendin, është detyruar që të heq nga tregu të gjitha produktet serbe, pas vendimit të ish-Kryeministrit Ramush Haradinaj, për 100% taksë doganore ndaj mallrave me origjinë nga Serbai dhe Bosnja e Hercegovina.

Të gjitha produktet e larguara, ELKOS tanimë i ka zëvendësuar me produkte tjera.

Drejtuesi i kësaj kompanie, Ramiz Kelmendi rrëfen për Expose se taksa prej 100 për qind nuk ka qenë në favor të vendit. Ai këtë e mbështet mbi faktin se asnjë regjistër i kompanive private nuk ka treguar shtim të numrit të punëtorëve.

“Unë mund të them se vendimet e sjellura nga qeveria, gjithmonë tentojnë të lënë përshtypje se ka bërë ndikime positive, por ne në ekonomi nuk flasim me fraza boshe por me numra faktik, menjëherë merret regjistri i të punësuarve sa është rritur në sektorin privat, nëse numri i punëtorëve është rritur në masën e tillë sa ka qenë zëvendësimi, atëherë vendimi del që ka qenë pozitiv, por këtë numër kush nuk e ka përmendur asnjëherë, prandaj kjo del që përfitimet janë jashtëzakonisht të vogla, por dëmtimet më të mëdha ju kanë sjellur prodhuesve të vendit dhe atyre produkteve që janë të përditshme, siç është buka, mielli dhe prodhimet e miellit”, ka thënë ai.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: