Lajme

Ramiz Kelmendi shprehet i gatshëm t’i ndihmojë pacientes në QKUK që i kanë mbetur organet jashtë në mungesë të një rrjete!

12/24/2018 19:40
nga:FL.B

Deputeti i Kuvendit nga radhët Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ramiz Kelmendi është shprehur ‘i tronditur’ nga raportimi që mediat kanë bërë për rastin e pacientes B.H që është shtrirë në repartin e kirurgjisë në QKUK, shkruan GazetaBlic.

Ai njëherësh është shprehur i gatshëm që kësaj të fundit t’i ndihmojë financiarisht për t’ia siguruar rrjetën për mbulimin e organeve, që u raportua se i kanë mbetur jashtë në mungesë të furnizimit me një të tillë, vlera e të cilës thuhet të jetë mbi 1200 euro.

I tronditur nga raportimi i mediave për rastin e pacientës së shtrirë në repartin Kirurgjik të QKUK-së, për të cilën thuhet se kërkohen apo i nevojiten 1 mijë e 200 euro për vënien rrjetës në organe. Shprehem i gatshëm që menjëherë këtë kosot ta mbulojë nga paga ime prej deputet. Në pritje të kontaktit zyrtar nga familjarë ose mjekë mbikëqyrës të zonjës në fjalë.” – ka shkruar Kelmendi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Lexo: Shokuese! Këto janë pamjet e pacientes në QKUK që i mbetën organet jashtë (Kujdes pamjet +18)

Vlen të theksohet se SHKUK ka reaguar ndaj lajmit të publikuar në media duke treguar se mbyllja e plagës nuk është bërë shkaku se gjendja në të cilën është pacientja momentalisht është në ambient me përmbajtje të madhe qelbi, gjë që sipas tyre nuk lejon vendosjen e rrjetës dyfaqësore dhe plaga nuk ka ndodhur në mungesë të rrjetës.

Ndërkohë, ekipet kujdestare në përbërje të kirurgëve abdominalë dhe kirurgëve plastikë kanë mbyllur plagën përmes metodës kirurgjike me vakum, e njohur si Metoda e Vakut, që nënkupton thithjen e përmbajtjeve të dëmshme. Ekipet mjekësore në vazhdimësi po monitorojnë gjendjen e pacientes”, thuhet në fund.

Lexo:  SHSKUK: Plaga e pacientes është mbyllur, s’kishte nevojë për rrjetë kirurgjike

Kujtojmë që dje në rrjetet sociale ka nisur të shpërndahet me të madhe fotografi me pamje të rënda ku shihet një person organet e të cilit nuk janë mbyllur fare dhe menjëherë janë marrë iniciativa për grumbullimin e të hollave për personin në fjalë. / © GazetaBlic /

05/27/2019 14:23

Opozita bojkoton seancën për Kosovën – kjo është arsyeja