Lajme

Ramiz Kelmendi nderohet me çmimin “Karriera”

11/10/2017 14:31
nga:A K

Kryeministri , Ramush Haradinaj në emër të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë i ndau çmimin “Karriera”, shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit tashmë të ndjerë Ramiz Kelmendi, si përfaqësues dhe kontribuues në shumë gjurmë për më tepër se 60 vjet në gazetarinë shqiptare dhe themelues i shkollës së parë të gazetarisë shqiptare në periudhën e pas okupimit në Kosovë.

“Ramizin e kam njohur dhe e kam pasur mik, kam kaluar shumë kohë të mirë së bashku, ai ka qenë i ri në shpirt”, tha kryeministri me rastin e ndarjes së këtij çmimi.

Poashtu, në këtë ceremoni kreu i ekzekutivit  tha se është një mundësi që t’i bashkohet diskutimit për ekonominë dhe informalitetin , një punë e mirë që e bënë Unioni i Gazetarëve Shqiptar dhe kryetari Aleksandër Çipa.

“Temat që keni nxjerrë janë tema të rëndësishme, dhe besoj shumë që trajtimi i këtyre temave nga ju e ka një domethënie të madhe. Secili nga perspektiva që ka, po ashtu e ka edhe një zgjidhje si ta me ndryshojë gjendja në informalitet, ose në plot tema tjera të cilat mund të jenë të dobishme kur bashkohen këto perspektiva”, tha ai.

11/20/2017 17:39

Ky është personi i vetëm që kryeministri Haradinaj, e ndjek në instagram (FOTO)