• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ramiz Kelmendi i befasuar me Kuvendin Zgjedhor të LDK-së

11/26/2023 21:55
nga:Gazeta Blic

Ish- zyrtari i LDK-së, Ramiz Kelmendi nuk e ka cilësuar si demokratik Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar pa kundër kandidat, raporton Gazeta Blic.

Ai për emisionin “Expose” ka theksuar se në këtë Kuvend zgjedhor nuk pati as debat, përkundër që sipas tij, kjo parti ka mjaft njerëz të arsimuar e professional.

“Të gjitha zgjedhjet unilaterale pa kundërkandidat apo me një kundërkandidat të cilin të gjithë e ‘presekutojnë’ nuk është krejt demokratike. Unë po mendoj se një lider me përvojë siç është lideri i tanishëm i LDK-së, nuk i kishte pengu fare një demokraci e lehtë dhe kishte me nxit frymën demokratike, dhe jo frymën e njëjtë siç e kanë patur edhe partia në pushtet. Eshtë e mirë që mbështetja e një partie demokratike gjithmonë është e mirëseardhur për shtetin e Kosovës. Sa më shumë që ka parti demokratike në udhëheqje të shtetit, aq më shumë dhe aq më mirë do të dalim në të ardhmen”, thotë ai.

“Unë i mbaj mend të gjitha kohërat, edhe në kohën e Enver Hoxhës, që nuk është shembull për t’u krahasu por po e krahasoj nga votat, kur bëhej ora 8 votonin 97 përqind e popullsisë. U pyet se ku janë kjo pjesa 3%, u tha se ndërkohë kanë vdek po s’kemi arrit t’i fshijmë”.

Ai e ka vlerësuar si jo të mirë Kuvendin e LDK-së.

“Ishte një tubim madhështor, njerëz të arsimuar dhe të moderuar që tregon një pjekuri profesionale, njerzore dhe kulturore por pati munges të debatit”.

Lidhja Demokratike e Kosovës sipas tij, ka në brendësi të saj kuadro shumë të mirë.

“Është parti me traditë, është partia e Ibrahim Rugovës. Është bërë një formë që kundër-kandidatët kur po konkurrojnë për të qenë pjesë e kandidaturës, por duhet me dhënë pastaj dorëheqjen nga krejt politika për të ardhmen. Prandaj të njëjtit po e zgjedhin çështjen e heshtjes për të qenë pjesëmarrës në politikë”.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?