Lajme

Ramiz Kelmendi e quan ‘tërmet’ dënimin që ATK i ka shqiptuar kompanisë së tij

07/24/2018 21:32
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe biznesmeni, Ramiz Kelmendi, dënimin që ATK-ja i ka shqiptuar kompanisë së tij “ELKOS” e ka quajtur “tërmet”.

“Kjo është një tërmet, më shumë se gjobë, kur janë në pyetje vlera të mëdha të dënimit në një shtet të varfër si Kosova, ndaj një kompanie në zhvillim”, tha Kelmendi në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Kelmendi ka thënë se dënimi nga AKP-ja ka ardhur katër vite pasi ka përfunduar kontrata, për blerjen e “Famipa-s” nga ana e ELKOS-it.

“AKP dhe ELKOS kanë nënshkruar një marrëveshje për ndërmarrjen “Famipa”. Kontrata ka qenë e bazuar në dy pika: mos lëvizja e makinerisë dhe ruajtja e procesit prodhues. Për tri vite sa e ka parashikuar kontrata, makineria nuk ka lëvizë dhe me një makinë të vetme që ishte në funksion nuk ka pesë vite që nuk kemi pasur prodhim, aq sa kemi pasur mundësi dhe sa ka kërkuar tregu”.

Sipas Kelmendit, dënimi ka ardhur nga Ekrem Hajdari, zëvendësdrejtor i atëhershëm i doganave, për një hakmarrje personale.

“Ekrem Hajdari ishte në atë kohë zëvendësdrejtor i Doganave. Unë kisha fituar të drejtën e distribuimit të Malboros. Ai, pa i kërkuar askush, e ka dërguar një shkresë te ‘Philip Morris’, se ELKOS-i ka precedente në doganë, dhe i ka dhënë familjarëve të tij të drejtën për të fituar distribuimin e Malboros, duke ditur se kanë pasur precedentë të vërtetuara”, ka deklaruar Klemendi, duke e konsideruar këtë hakmarrje personale.
“Hajdari vazhdon të jetë në mbështetje të interesave të klaneve politike”, tha më tej ai.

Kelmendi thotë se në vitin 2014, ai nuk kishte më obligime nga ATK-ja për objektin e ish ndërmarrjes “Famipa” dhe se atëherë kishte përfunduar gjithçka.

Biznesmeni dhe deputeti Kelmendi ka thënë se AKP nuk e specifikon qartë në mënyrë sasiore përmbushjen e zotimeve nga blerësi.

“Në kontratë nuk parashikohet sa duhet prodhuar”, ka thënë Klemendi, ku për këtë pikë ai ishte dënuar 650 mijë euro.

09/16/2019 10:19

Sot nis “Java Europiane e Mobilitetit”