Lajme

“Ramazani – kohë për dhembshuri”, gruaja e Netanyahut kërkon ndihmë nga nëna e emirit të Katarit, për lirimin e pengjeve

03/11/2024 20:57
nga:G B

Gruaja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i ka shkruar nënës së emirit të Katarit, duke i kërkuar ndihmë për lirimin e pengjeve izraelite.

Pengët u morën nga Hamasi kur grupi militant sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor të vitit të kaluar.

Në letrën e saj, Sara Netanyahu, i tha Sheika Moza bint Nasser al-Missned se Ramazani ishte “një kohë për dhembshuri dhe bujari”, duke na kujtuar “forcën që mbajmë kur bashkohemi për të mbështetur vlerat e paqes dhe njerëzimit”.

“Përfshirja juaj mund të jetë instrumentale për t’i sjellë ata në shtëpi, duke ofruar një fener shprese për familjet e tyre dhe duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt paqes dhe pajtimit”, shkroi ajo, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Sheikha Moza bint Nasser al-Missned shihet si një nga figurat më të fuqishme në mbretërinë e pasur.

Ajo është bashkëthemeluese dhe kryetare e Fondacionit Katar shumë-miliardë dollarësh (një shoqatë private bamirëse për shkencën, arsimin dhe zhvillimin e komunitetit) dhe ka mbajtur një sërë postesh të tjera të profilit të lartë.