Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramdani, në emisionin Blic Interview, thotë se Kosova vazhdimisht i ka rritur kapacitet në sistemin e sigurisë, ku thotë se mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme.
“Unë besoj që përgjithësi në kuptimin operacional Kosova vazhdimisht ka rritur normalisht do doja që të rritet shumë ma shumë në mënyrë që të jetë e plot në kuptimin e aftësisë së mirëmbajtjes se sistemit të sigurisë porse edhe një herë në tema të tilla në këto proksiwar në lufta përmes mashave normalisht që mbështetja ndërkombëtare është e domosdoshme, sepse është mbështetje e cila ka nevojë edhe nga aspekti operacional por edhe nga aspekti i seriozitetit, asnjëherë armiku nuk është i bindur që të përfundoi luftën nëse nuk e sheh seriozitetin e anës tjetër dhe serioziteti i anës tjetër për ne është Kosova bashkë me NATON, nuk po e them seriozitetin si vullnet politik por si kapacitet që mund të futet në përdorim prandaj edhe nëse në periudha të caktuara ka pasur luhatje edhe gjatë këtyre viteve të fundit në mënyrën e investimit në sektorin e sigurisë unë besoj që trajnimet edukimi, kapacitetet, pajisjet sidomos ato që komunikojnë me NATON, por ka një dallim tepër të rëndësishëm pajisjet dhe sistemi i armatimit të Kosovës komunikon me NATON pra është sikur të jetë një sistem i cilit do shtet të NATOS dhe kjo është përparësi jashtëzakonisht më e madhe për Kosovën në raport me pajisjet dhe sistemin që e ka Serbia sepse ato kryesisht komunikojnë me Rusinë dhe jo me NATON”, tha ai.
Tutje ai thotë se Kosova ka një obligim ndaj partnerëve ndërkombëtarë, që të jetë e unifikuar në qëndrimin që ka, dhe thotë se Kosova e ka obligim që ta dëshmoj se si Serbia e ka thyer marrëveshjen me fakte, ku thotë se Kosova ka nevojë për garancë të sigurisë, ku thotë se disa hapa nga ana e NATOS, në Kosovë mund ta rikthejnë Kosovën në një pozitë të negocimit shumë më komfortë ta themi në kuptimin e sigurisë.
“Por besoj që Kosova e ka një obligim ndaj partnerëve ndërkombëtar SHBA NATOS, që të jetë e unifikuar në qëndrimin që ka, cilido qoftë qëndrimi unë e besoj që Kosova e ka obligim ta dëshmoj se si Serbia e ka thyer marrëveshjen me fakte me ndërlidhjen e fakteve me krijimin e mozaikut ato që bën produktet e institucioneve të sigurisë në mënyrë që NATO dhe partnerët të kenë pamjen e qartë për veprimet që duhet të ndërmarrin ndaj Serbisë por se obligimet që Kosova i merr me partnerët ndërkombëtarë duhet të tregoj seriozitet shtetëror. Kosova është aktor shtetëror serioz, kjo është një prej thelbeve edhe në fushat e sigurisë dhe të lidhen me politikën e jashtme. Pra nëse një shtet nuk është partner kredibil, fola më herët për Serbinë që nuk është partner kredibil pasi që as nuk i ka ndalur dhe as nuk i ka shkëmbyer informacionet dhe Kosova duhet të jetë dhe është e kundërta e Serbisë pra duhet të jetë vazhdimisht aktor shtetëror serioz në marrëdhëniet ndërkombëtare të sigurisë sepse janë të ngjitura në kuptimin me Serbinë mund ta ritheksoj me qëllim që Kosova ka nevojë për garanci të sigurisë, tre katër hapa serioz që i diskutuam për NATON në Kosovë mund ta rikthej Kosovën në një pozitë të negocimit shumë më komfort ta themi në kuptimin e sigurisë”, shtoi ai.
Ai thotë se Kosova duhet ti mbaj obligimet me shtetet partnere dhe me organizatat në rast me NATON, duke kërkuar si kthim mbrapa garancione serioze të sigurisë në rrugën e Kosovës drejt NATOS, ku thotë se Serbia duhet të ndëshkohet për sjelljen jo serioze në sigurinë rajonale.
“Unë besoj që obligimet që i ka Kosova duhet t’i fus dhe t’i përfshij㍑ brenda sistemit të vet kushtetues dhe ti bëjë bashkë me partnerët për të cilët prapë edhe ne në opinion po e kërkojmë ndërhyrjen e tyre ndaj Serbisë pra është një lojë shumë e madhe gjeopolitike në kuptimin e lidhjes së shteteve veç e veç me sigurinë ndërkombëtare. Nëse ne e shohim shtetin tonë vetëm si të veçantë nga sistemi rajonal dhe i sigurisë atëherë besoj që kemi një rrëshqitje elementare të kuptimit të sigurisë kombëtare dhe pastaj më tutje. Pra Kosova duhet të mbajë obligimet me shtetet partnere dhe me organizatat këtë rast me NATON duke i kërku po ashtu si kthim mbrapa garancione serioze të sigurisë në rrugën e Kosovës drejt NATOS dhe hapa konkret ndërkaq pjesën e përgjegjësisë për Serbinë dhe sjelljen e saj joserioze në sigurinë rajonale normalisht që ajo do të ndëshkohet nëse vazhdon e tillë, dhe unë besoj që ajo do të ndëshkohet nëse ne jemi në një rruge me NATON, por dhe për këtë absolutisht Kosova tash të paktën për hir të sigurisë së brendshme ka nevojë për unifikim të rrugës përpara,” tha ai.
Ramdani mendon që do të ketë përçarje politike të brendshme, ku thotë se për pamje politike mund të ketë sërish përçarje të spektrit politik dhe institucional.
“Kam frik që do të ketë përçarje politike të brendshme shpresoj se jam gabim por kam frik që për pamje politike mund të ketë sërish përçarje të spektrit politik dhe institucional që është më e rëndësishmja”, përfundoi ai, shkruan Gazeta Blic.