Lajme

Ramadani: Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, lojë politike e Listës Serbe!

01/19/2024 08:07
nga:Y I

Me datën 17 janar, dhjetra qytetarë serb të Kosovës, kanë nisur një peticion për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të Mitrovicës së Veriut dhe Leposaviqit.

Në lidhje me këtë peticion ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ramadani tha se një peticion i tillë në aspektin ligjor, është serioz, ndërsa në aspektin përmbajtësor është një loj politike.

“Peticioni për shkarkimin e kryetarëve i cili është organizuar nga Lista Serbe dhe aleatët e saj, në aspektin ligjor është një prej rrugëve serioze për të kalu në zgjedhje të parakohshme atje, ndërsa në aspektin përmbajtësor besoj se është një lojë politike sepse gjasat që pastaj të bëhen zgjedhjet një lloj referendumi dhe të dalin mbi 50% e popullatës atje, duken të vogla. Unë besoj se me këtë do të ndërtohet një moment i ri, respektivisht një stad i ri në të cilin serbët në Veri dhe Lista Serbe do ta prodhojë në komunën e Mitrovicës së Veriut për të vazhduar pastaj në komunat e tjera” tha Ramadani për “Gazeta Blic”.