Lajme

Ramadani: Kështu do të kthehemi në pikën zero me virusin

06/15/2020 13:28
nga:E Sh

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se vendi mund të kthehet në pikën fillestare me virusin COVID 19 nëse vazhdon mosrespektimi i masave të Institutit pas shtimit të rasteve me virusin ditët e fundit.

Ai ka bërë edhe apel për akterë të ndryshëm, duke theksuar se qytetarët nuk po respektojnë masat e parapara për ta eleminuar virusin.

“Çdo gjë në këtë vend që lëvizë dhe mund ta bart virusin me vete dhe ta përhapë për shkak të pakujdesisë, rekomandimeve të IKSHPK, eventualisht nëse nuk i përmbahemi këtij manuali, do të jetë faza e fundit e saj, do kthehemi në pikën zero. Nuk do lejojmë të vdesin njerëz për shkak të sjelljes së njerëzve. Profesionistët shëndetësor që pandërprerë punojnë nuk do lejojnë që njerëz të vdesin për shkak të të tjerëve. Për ata që për shkak të pakujdesit e kanë marrë virusin i ftoj të kenë kujdes. Një apelt të posacëm e kam për rkyetarët e komunave, të kenë kudes sepse e kanë përgjegjësi komunale që prej tash të dalin në terren 24 orë deri ta zvogëlojnë numrin e rasteve. Bëj apel te aktivistët e partive që t’i angazhojnë aktivistët politikë në një qëllim, që ta ulim numrin e rasteve pozitive dhe ta rekomandojnë se secili aktivist di si të sillet, të bartin maska, doreza e të lajnë duart. Pres zbatimin e këtyre masave”.

Ministri Armend Zemaj mban konferencë për media

Ministri Armend Zemaj mban konferencë për media

Publiée par GazetaBlic sur Lundi 15 juin 2020

08/05/2020 21:20

Këto janë simptomat e zbuluara pas shërimit nga COVID-19