Lajme

Rama sulmon Haradinajn për taksën: Kështu kur bëhet politikë për emocione dhe vota nëpër katunde

12/19/2019 22:42
nga:B. D

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sonte në Zona B ka përsëritur se taksa ndaj Serbisë nuk ishte e qëlluar dhe se përfitime nga kjo ka pasë Serbia, duke u viktimizuar.

“Kosova e pagoi shtrenjtë tarifën dhe Serbia pagoi pjesën e vetë. Por Serbia fitoi nga tarifa, sepse u shit si viktimë”, ka thënë Rama.

Tutje, indirekt Rama ka sulmuar kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili nuk e hoqi me asnjë çmim taksën.

“Kështu kur bëhet politikë për emocione dhe për vota nëpër katunde se kush është më patriot se tjetri”,ka thënë Rama.

02/27/2020 13:18

Rama zbulon vendndodhjen e karantinës në Shqipëri në rast të përballjes me koronavirusin