Uncategorized

Rama: Pjesë e suksesit të FSK-së edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë

12/27/2017 16:44
nga:Gazeta Blic

Në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama priti në vizitë zyrtare me ceremoni ushtarake shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku.

Në fillim të agjendës së tyre, komandantët patën një takim kokë më kokë.

Gjatë takimit të dyja palët vlerësuan lart bashkëpunimin e deritashëm në mes dy forcave, duke e konsideruar këtë bashkëpunim si mjaft të dobishëm sidomos në shkëmbim të eksperiencave.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), gjenerallejtënant Rrahman Rama, deklaroi se FSK çdo herë ka bashkëpunuar më FARSH dhe se në të ardhmen ky bashkëpunim do të thellohet edhe më shumë, duke përfshirë edhe fusha të tjera të sigurisë, por edhe shkëmbimin e përvojave të të dy ushtrive.

“E di se për gjeneralin kjo nuk është vizita e tij e parë në Kosovë, ndërsa në cilësinë e shefit të Shtabit vjen për herë të parë, andaj është nder dhe kënaqësi për ne që ta kemi këtu. Unë e falënderova gjeneralin për gjithë përkrahjen dhe mbështetjen që kemi pasur gjatë gjithë këtyre viteve, sidomos gjatë këtij vit. Mund të them se Forca e Sigurisë së Kosovës po e përmbyll një vit të suksesshëm dhe pjesë e këtij suksesi padyshim janë edhe Forcat e Armatosur të Shqipërisë. Ne diskutuam edhe për thellimin e bashkëpunimit edhe për vitet e ardhshme. Absolutisht ne do ta kemi këtë përkrahje dhe kemi nevojë për eksperiencat e shtetit shqiptar dhe të ushtrisë shqiptare, në veçanti në aspektin e integrimit në strukturat veri-atlantike”, – tha komandanti i FSK-së.

04/16/2020 15:02

FSK-ja nuk i merr paratë që qeveria ndau për ushtarët, kërkojnë që të përdoren për nevoja tjera!