Lajme

Rama për protestën e Ilir Metës: Është unik për nga idiotizmi

03/02/2020 21:48
nga:E Sh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar protestën e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, duke thënë se është unik për shkak se e ka thirrur një president i një vendi demokratik.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk mbanë më shumë pushtet se që ia ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

Ilir Meta organizoi një protestë sot para Qeverisë.

“Unë besoj nëse nuk gabohem se do të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që presidenti i republikës parlamentare, aq më tepër në kushtetutën tonë që e përfaqëson presidentin si simbol kombëtar mbi palët”, thotë Rama në t7.

“E bënë këtë miting edhe më madhështor për nga unikaliteti i vetë, dhe më leni të them për nga idiotllëku i vetë”.

Tutje ai ka thënë se opozita e një vendi nuk muhnd të pyetet nëse dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, duke lënë të kuptohet se mospjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale nuk ka shpjegim.

Ai ka thënë se mospjesëmarrja në zgjedhje në një kohë kur Shqipëria po futej në procesin e fillimit të negociatave për antarësim në BE, nuk ka kuptim.

“Asnjë nga ndodhitë nuk e justifikon largimin nga zgjedhjet”, shton ai.

04/19/2020 19:39

Edi Rama “tallet” me Bashën, i realizon edhe një video me “TikTok”