Lajme

Rama për luftën mes Azerbajxhanit dhe Armenisë: Ulini armët, s’duam viktima

09/27/2020 21:17
nga:Sh Xh

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar pas luftimeve të rinisura mes Azerbajxhanit dhe Armenisë nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE-së, Rama shkruan se të dyja palët e përfshira në konflikt duhet të kthehen në normalitet, ndërsa shton se askush nuk do viktima.

“Unë i nxis të gjithë të përfshirët të kthehen menjëherë në armëpushim para se numri i njerëzve i këtij konflikti të rritet më tej,”– shkruan Rama. Kreu i qeverisë shqiptare thotë se është mirë që mes dy vendeve të nisin negociatat.

Rama vuri në dukje se Bashkëkryetarët e Grupit Minsk të OSBE-së dhe Përfaqësuesi Personal i Kryesuesit të Përgjithshëm, Ambasadori Andrzej Kasprzyk, kanë qenë në kontakt të ngushtë me palët.

Edi Rama mbështet plotësisht përpjekjet për të stabilizuar situatën në terren dhe përsëriti se nuk ka asnjë alternativë për një zgjidhje paqësore të negociuar të konfliktit. Ai shton se negociatat mes dy vendeve duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur. Kryesuesi i Përgjithshëm gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e atyre që humbën jetën në këtë raund të fundit të dhunës.

Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë kanë arritur kulmin sot dhe përplasja më e ashpër po zhvillohet për rajonin e Nago-Karabakut, ku pikërisht gjatë ditës së sotme u shënuan 16 të vdekur dhe 100 të plagosur.

Forcat armene vrasin një familje pesë anëtarësh azerbajxhanase

09/29/2020 22:49

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë