Lajme

Rama në Kryeministri për takim me Hotin

06/29/2020 16:24
nga:Norë Kelmendi

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka pritur sot në takim në qeveri homologun nga Shqipëria, Edi Ramën.

Takimi Rama – Hoti vjen pas vizitës që kryeministri shqiptar e bëri në vend, pas njoftimit të Speciales për aktakuzat e para.

I njëjti sot pritet të takohet edhe me liderë tjerë të partive politike, përfshirë këtu edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.