Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama ka dhënë lajmin se lahuta është shpallur zyrtarisht pjesë e listës së UNESCO-s.
Kreu i qeverisë shqiptare, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se lahuta është pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.
“🇦🇱 LAHUTA, PJESË E UNESCO-s⭐️
🪕 Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente🤝🇦🇱”, shkroi Rama.


