Sa i takon politikës së jashtme qeveria Rama 3 do të vijojë nismën e Ballkanit të Hapur e cila nuk është lojë e Serbisë por pjellë e procesit të Berlinit.
”Ballkani i hapur nuk është lojë e Serbisë, dhe as konspiracon rus apo kinez për të ringjallur jugosllavinë. Nuk është asesi devijim nga rruga e anëtarësimit në BE apo nga kornizat e procesit të Berlinit.Të gjitha këto janë përralla me gogol për të treguar pranë zjarrit digital në një luftë nga kolltuku e nga face book me një armik të deridjeshëm të cilin Kosova e Shqipëria e kanë mundur përfundimisht si armik në luftën reale me bomba e pushkë, sot e 20 e kusur vite përpara falë SHBA-së e UÇK-së”.
Rama thotë se politika kundër Ballkanit të Hapur e jo vetëm në Kosovë është e nxitur nga Tirana.
“Politikë që luan luftash me Serbinë, në Prishtinë e Tiranë. Kosova e nxitur dhe nga Tirana për politika që nuk kanë të bëjnë fare me kombin por vetëm me luftën elektorale të humbasë në paqe si një rulet kazinoje politike të gjitha kreditet ndërkombëtare që janë fituar me dhimbje”.
”Për Kosovën ne mund të flasim se u takon atyre të Kosovës të marrin vendime. Ama e njëjta gjë vlen dhe anasjelltas. Për Shqipërinë vendosin autoritetet e Shqipërisë edhe ata duhet të respektojnë vendimet tona. Nëse nuk na pëlqejnë vendimet e njëri- tjetrit t’i diskutojmë vëllazërisht me mendje të hapur por kurrësesi t’i shpallim si rusokinez e nostaligjiko sllav ata që mendojnë ndryshe..”
”Serbia po çe puna për Ballkanin e mbyllur, tregun e Kosovës e ka marrë të gjithin. Shqipërisë nuk mund ti jepen leksione dhe vendimet sovrane të Shqipërisë nuk mund të negociohen askund. Koha do tregojë se kush ka të drejtë” /Oranews.