Lajme

Rama flet në ora 12:00, Meta paralajmëron konferencë

06/13/2019 10:22
nga:L H

Sot në Shqipëri pritet të jetë një ditë e ngjeshur me aktivitete politike e cila nis me seancën plenare të Kuvendit ku do të mbahet mocioni me debat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kjo kërkesë ka ardhur nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pas vendimit për të shtyrë datën e zgjedhjeve lokale të paralajmëruar më 30 qershor.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të flasë në foltoren e Kuvendit në ora 12:00.

Ndërsa, presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar konferencë për mediat në orët e pasdites.

Zyra për shtyp e Presidencës njofton se kreu i shtetit do të ketë një njoftim në orën 17:00.